image Tejkalon në vijë të plotë, për një fije floku i shpëton aksidentit (VIDEO)

Siguri

Tejkalon në vijë të plotë, për një fije floku i shpëton aksidentit (VIDEO)

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Një rasti i tillë që për pak sekonda mund të kishte përfunduar me aksident trafiku, ka ndodhur pasditen e sotme në Magjistralen Podujevë -Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të redaksisë një video, në të cilën shihet një shofer që tejkalon në vijë të plotë në këtë magjistrale, shumë afër rrugës që të dërgon te Burgu i Sigurisë së Lartë.

Ky shofer për një fije floku i shpëton një aksidenti me veturën tjetër që po vinte në drejtim të tij, e cila ishte në korsinë e duhur.

Për më tepër, ai ka vazhduar të tejkalojë në vijë të plotë, duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./Gazeta Sinjali/