image Aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku sot rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë – Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Sinjali ka konfirmuar lajmin dhe ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe se dy drejtuesit e veturave kanë marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë -Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësit policore të komunikacionit rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/