image Teatri Kombëtar do të fillojë transmetimin e shfaqjeve në Facebook

Art & Dizajn

Kulturë/ Teatri Kombëtar do të fillojë transmetimin e shfaqjeve në Facebook

news image

Teatri Kombëtar i Kosovës nga dita e premte, do të fillojë transmetimin e shfaqjeve në rrjetin social Facebook.

Kjo është bërë e ditur nga vetë teatri përmes një postimi në po këtë rrjet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në pamudësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se këtë të premte do tè shfaqet komedia “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, teksa të shtunën do të transmetohet “Tregtari i Venedikut”./Gazeta Sinjali./

https://www.facebook.com/525429354192045/photos/a.527045420697105/2765987230136235/?type=3&theater