Teatri Kombëtar i Kosovës nga dita e premte, do të fillojë transmetimin e shfaqjeve në rrjetin social Facebook.
Kjo është bërë e ditur nga vetë teatri përmes një postimi në po këtë rrjet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në pamudësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se këtë të premte do tè shfaqet komedia “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, teksa të shtunën do të transmetohet “Tregtari i Venedikut”./Gazeta Sinjali./