image Tea merr këtë vendim pasi hapi llogarinë në Instagram

Bota e Yjeve

Tea merr këtë vendim pasi hapi llogarinë në Instagram

news image

Ish-konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni e ka hapur sërish llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Por, ndjekësit s’do të kenë më mundësi që të komentojnë. Tea menjëherë pas hapjes së llogarisë ka ndaluar komentet.

Ndërkohë, që ende nuk e ka fshirë fotografinë ku shihet me Andin, Borën dhe Arianin, foto që ishte realizuar mbrëmjen kur ishte larguar nga emisioni.

Ajo e kishte mbyllur Instagramin edhe shkaku i ofendimeve dhe kritikave të shumta që kishte marrë pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Pas fotografive dhe pamjeve që dolën ku shihej duke u puthur e përqafuar me Beartin, ndjekësit e saj e quajtën tradhtare, e disa edhe ia uruan vdekjen.

/GazetaSinjali/