image Të vazhdojë kampionati apo t’i jepet titulli Ballkanit? – Prishtina nesër del me deklaratë

Futboll

Futboll/ Të vazhdojë kampionati apo t’i jepet titulli Ballkanit? – Prishtina nesër del me deklaratë

news image

Ditët e fundit ka qenë temë debate se a duhet të vazhdojë Superliga e Kosovës apo duhet t’i jepet titulli skuadrës së Ballkanit.

Disa skuadra kanë dalë me qëndrime zyrtare por ekipi më i trofeshëm në Kosovë, Prishtina ende nuk ka dal me deklaratë zyrtare.

Në një prononcim për Sinjalin Sportiv, FC Prishtina ka thënë se nesër do të dal me një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështje.

Skuadra e Ballkanit po kërkon titullin pasi sipas tyre nuk ka kushte për të luajtur futboll./Gazeta Sinjali/