Gjatë ditës së djeshme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Nën patronatin e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, komuna e Istogut ka organizuar ceremoninë e varrimit të Haki Rugovës.
Rugova do të varroset në orën 15:00, në varrezat e fshatit “Cerrcë”.
Haki Rugova ishte kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.
Rugova aktualisht mbante pozitën e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm.