image Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA, vritet një 19 vjeçar

Botë

Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA, vritet një 19 vjeçar

news image

Një adoleshent ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Minesota, shkruan The Guardian.

Shefi i policisë së Bloomington, Booker Hodges, tha se viktima ishte një 19-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, një kalimtar gjithashtu u godit nga një plumb gjatë të shtënave.

Deri më tani raportohet për një konflikt midis dy grupeve dhe në një moment, autori ka nxjerrë armën duke qëlluar viktimës disa herë. E gjitha ngjarja ndodhi për rreth 30 sekonda.

/GazetaSinjali/