Sonte, rreth orës 20:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se nga gjuajtja me armë zjarri dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë tentim vrasje është identifikuar nga Policia.
Njëri nga vëllezërit e plagosur sipas të njëjtave burime është në gjendje të rëndë.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.