image Të shtëna me armë zjarri në Vjenë, dyshohet për një person të vrarë dhe disa të plagosur

Evropë

Të shtëna me armë zjarri në Vjenë, dyshohet për një person të vrarë dhe disa të plagosur

news image

Të paktën një person mendohet të jetë vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në sulmin me armë në sinagogën e Vjenës, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia po urdhëron publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik ndërsa po merret me incidentin.

Gazetari austriak Thomas Mayar, duke cituar Ministrinë e Brendshme, thotë se të paktën një person është vrarë.

“Një i vdekur dhe disa të plagosur në një sulm në sinagogën në Seitenstettengasse në qendër të Vjenës, thotë Ministria e Brendshme. Operacioni policor në shkallë të gjerë. Qëndro në shtëpi. Të shtëna në Schwedenplatz”, tha ai.

Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët që thanë se disa të shtëna u qëlluan menjëherë pas orës 19:00.

Një gazetë tjetër austriake raportoi se sulmi ishte në rrugën që strehon sinagogën kryesore të qytetit.

“Rreth InnnerenStadt kishte disa të shtëna zjarri. Ka disa persona të plagosur. Ne jemi në detyrë me të gjitha forcat e mundshme. Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike në qytet”, shkroi Policia e Vjenës në Twitter. /Gazeta Sinjali/