Rastet e të shtënave e me armë në ahengje në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, prej të cilave shumë herë kanë pësuar qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.
Por pavarësisht kësaj, festat nëpër familjet kosovare po vazhdojnë me të shtëna me armë.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në fshatin Pastasellë të Rahovecit.
Policia njofton se atij i është konfiskuar një pistoletë me një karikatorë me 9 fishekë, të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë rast, së bashku me pajisjet përcjellëse.
Pamjet e të shtënave me armë i ka publikuar në Facebook një person me emrin Jetmir Krasniqi i cili siç duket krenohet për këtë veprim të kundërligjshëm. /Gazeta Sinjali/