Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se nuk ka persona të lënduar në këtë rast, derisa policia është në kërkim të të dyshuarve.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Ahmeti.
Ajo tha se dëmtime nga të shtënat me armë zjarri ka pësuar vetëm një veturë që ka qenë e parkuar aty./Gazeta Sinjali/