image Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Vushtrri, ndërhyn policia

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Vushtrri, ndërhyn policia

news image

Një aheng familjar në fshatin Pantinë të Vushtrrisë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Festa me armë e kësaj familjeje u ndërpre mbrëmë nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e policisë si i dyshuar për “përdorim të armës” dhe për “armëmbajtje pa leje” përfundoi një 52-vjeçar me inicialet I.S.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë tytë-gkatë dhe disa gëzhoja.

“Me të pranuar informacionin, janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar. Në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja”, njofton policia./Gazeta Sinjali/