image Të shtëna me armë zjarri në Kanada: Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë

Botë

Botë/ Të shtëna me armë zjarri në Kanada: Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë

news image

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, këtë mëngjes në Ottawa të Kanadasë.

Incidenti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tutje përmes një konference, ata kanë bërë të ditur se kur kanë arritur në shtëpi, kanë gjetur katër njerëz brenda me plagë të marra nga arma e zjarrit. Një person ka vdekur në vend të ngjarjes, teksa tre të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar në spital.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se policia është ende në kërkim të personit që ka shtënë me armë zjarri drejt viktimave./Gazeta Sinjali/