image Veliu thotë se kanë një plan për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm pas arrestimeve të Speciales - Sinjali

Veliu thotë se kanë një plan për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm pas arrestimeve të Speciales

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka folur gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës për aktakuzat e Gjykatës Speciales, raporton Gazeta Sinjali.

Veliu tha se gatishmëria e të akuzuarve për bashkëpunim me këtë gjykatë vërteton pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë.

“Gatishmëria për bashkëpunim me prokurorinë speciale e të akuzuarve vërteton pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se kanë edhe një plan për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm pas këtyre zhvillimeve të fundit.

“Policia ka inkorporuar në planin e saj, përfshinë masat që kanë mbrojtjen e zonave në popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm por edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshëm. Policia ka vendosur që të gjitha mjetet për t’u përgjigjur në një situatë të mundshme, është rritur niveli i gatishmërisë. Nuk kemi asnjë dyshim që lufta ka qenë luftë që ka mbrojtur vlerat më sublime”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin