image Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagosen dy persona

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagosen dy persona

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë që janë dëgjuara rreth orës 22:30, në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se lidhur me këtë rast është një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe se aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin./Gazeta Sinjali/