Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një përleshje me armë në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.
Burimet e Sinjalit njoftuan se në këtë incident janë përfshirë disa persona, mirëpo vetëm njëri ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.
Të njëjtat burime, nga Emergjenca thonë së e viktima kë plagë në të dy duart, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia tashmë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve lidhur me incidentin.
Është intevistuar edhe viktima vetëm për të mësuar identitetin e të dyshuarit dhe tash Policia posedon informacione të mjaftueshme, thonë burimet.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.