Një 28-vjeçar me iniciale A.H., është plagosur orët e para të mëngjesit në qendër të Prishtinës, më saktësisht në afërsi të Hotelit Grand.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë të ditur se sot rreth orës tre të mëngjesit është plagosur në këmbë- një person nga arma e zjarrit dhe një tjetër është lënduar.
Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast me iniciale I.Q., mbi 30-vjeçar, ku edhe i është gjetur arma me të cilën ka plagosur 28-vjeçarin.
Po ashtu në këtë rast janë përfshirë edhe disa persona të tjerë të cilët, siç bëhet e ditur kanë sulmuar fizikisht një 27-vjeçar.
Në anën tjetër Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se është arrestuar personi i dyshuar, ku janë gjetur edhe dy gëzhoja në vendin e ngjarjes.
“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr. Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”.
“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, thuhet përgjigjen e Krasniqit./Gazeta Sinjali/.