image Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një 27-vjeçar

Shqipëri

Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një 27-vjeçar

news image

Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në rrethana ende të paqarta mbrëmë rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj” në Tiranë.

Siç raporton TopChannel, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Viktimë e këtij sulmi është shtetasi me iniciale M.Q., 27-vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit./Gazeta Sinjali/