Ajo zotëron disa prona në qytete të ndryshme në SHBA por rezidenca në New York deri tani është më problematikja për sigurinë e Taylor Swift.
Autoritetet përkatëse kanë konfirmuar se pranë shtëpisë së saj janë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri por fatmirësisht këngëtarja nuk ndodhej në shtëpi.
Disa persona (indentiteti i të cilëve nuk është bërë publik) kishin organizuar një vjedhje ngjitur me shtëpinë e Swift ku kanë arritur të marrin plot 18 milionë dollarë.
Shënjestra e radhës më pas do të ishte shtëpia e Taylor Swift. Përgjatë viteve të fundit 30-vjeçarja ka investuar plot 50 milionë dollarë që të rrisë e të përmirësojë sigurinë brenda dhe rreth rezidencës së saj.
Mesa duket nuk ja ka arritur qëllimit. Edhe në apartamentet e saj të tjera shumë herë persona të ndryshëm kanë arritur të hyjnë brenda duke kaluar sigurinë për të vjedhur apo përndjekur yllin e muzikës. /Gazeta Sinjali/