image Taylor Swift e mbështet Biden-in në zgjedhjet presidenciale

Bota e Yjeve

Taylor Swift e mbështet Biden-in në zgjedhjet presidenciale

news image

Ylli i pop-it Taylor Swift, së fundmi është përfshirë në debatin e ‘nxehtë’ se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Figura të njohura të skenës muzikore e sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hapur kanë shfaqur preferencat e tyre për kandidatët për president, Trump nga republikanët dhe Biden nga demokratët.

Taylor Swift është shprehur hapur se e mbështetë kandidatin nga demokratët Joe Biden.

“Unë do të votoj me krenari për Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Nën udhëheqjen e tyre, unë besoj se Amerika ka një shans për të filluar procesin e shërimit aq të nevojshëm”, tha Swift për V Magazine.

“Ndryshimi që na duhet më shumë është të zgjedhim një president që e di se njerëzit me ngjyra të ndryshme të lëkurës meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar, që gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin se çfarë të bëjnë me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBT meriton të njihet dhe të ndjehet i përfshirë “, shtoi ajo.

“Të gjithë meritojnë një qeveri që i merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë. E vetmja mënyrë për të filluar rregullimin e gjërave është të zgjedhësh udhëheqës që janë të gatshëm të përballen me ato probleme dhe të gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur ato”, tha Swift. /Gazeta Sinjali/