image Të shtëna armësh në Vushtrri, arrestohet një 53-vjeçar

Siguri

Të shtëna armësh në Vushtrri, arrestohet një 53-vjeçar

news image

Dje pas mesnatës në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Vushtrri.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar një person me inicialet B.Xh., 53-vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një armë të gjatë A47 dhe katër fishek.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja të të njëjtit caliber.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.