image Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, lëndohen gjashtë persona

Botë

Botë/ Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, lëndohen gjashtë persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar pas disa të shtëna armësh brenda një shkolle të mesme në Kaliforni.

Të shtënat ndodhën rreth orës 7:45 në shkollën Saugus në Santa Clarita.

Në anën tjetër departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles, kanë bërë të ditur se të paktën gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në spital pas plagëve të marra nga shtënat e armëve.

Zyra e sherifit në Los Angeles ka njoftuar në Twitter, se zyrtarë të shumtë policor janë vënë pas një mashkulli me prejardhje aziatike.

Një student i identifikuar si Riley ka deklaruar për KTLA5, se ishte duke qëndruar pranë librarisë së shkollës me miqtë kur dëgjoi pesë të shtëna.

Policët aktualisht janë duke kërkuar personin e dyshuar, që besohet se mund të jetë fshehur në shkurre jo larg shkollës ku ndodhën të shtënat./Gazeta Sinjali/