Gjashtë persona janë lënduar pas disa të shtëna armësh brenda një shkolle të mesme në Kaliforni.
Të shtënat ndodhën rreth orës 7:45 në shkollën Saugus në Santa Clarita.
Në anën tjetër departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles, kanë bërë të ditur se të paktën gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në spital pas plagëve të marra nga shtënat e armëve.
Zyra e sherifit në Los Angeles ka njoftuar në Twitter, se zyrtarë të shumtë policor janë vënë pas një mashkulli me prejardhje aziatike.
Një student i identifikuar si Riley ka deklaruar për KTLA5, se ishte duke qëndruar pranë librarisë së shkollës me miqtë kur dëgjoi pesë të shtëna.
Policët aktualisht janë duke kërkuar personin e dyshuar, që besohet se mund të jetë fshehur në shkurre jo larg shkollës ku ndodhën të shtënat./Gazeta Sinjali/