Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një person hapi zjarr në një dyqan armësh në New Orleans, njofton The Guardian.
Punonjësit dhe klientët e dyqanit reaguan dhe më pas eliminuan agresorin, duke e lënë të vdekur në vend.
Sherifi Joseph Lopinto tha se qitësi fillimisht goditi dy persona brenda, dhe më pas disa njerëz të tjerë. Punonjësit dhe klientët e dyqanit hapën zjarr mbi personin që shtiu me armë si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës, duke e lënë kështu pa shenja jete.
Dy personat e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e New Orleans. /Gazeta Sinjali/