Dita e Shën Valentinit është ndaluar në një qytet indonezian ‘për të ruajtur çiltërsinë e vlerave islame’.
Çifteve të reja në Banda Aceh u është thënë se do të ‘shkelin ligjin islam’ nëse festojnë nesër festën romantike dhe frekuentojnë hotelet, restorantet dhe vende argëtuese.-
“Për të ruajtur çiltërsinë e vlerave islame dhe forcimin e ligjeve islame, ne dëshirojmë të informojmë publikun se Dita e Shën Valentinit bie ndesh me ligjin islam dhe nuk është pjesë e kulturës së Aceh”, potencoi Kryetari i Bashkisë, Aminullah Usman.
Kryebashkiaku tha që ai kishte nënshkruar dhe lëshuar një afishe të hënën duke u kërkuar të rinjve në qytet që të përmbahen e të mos marrin pjesë në çfarëdo lloj veprimtarie në festimin e Ditës së Shën Valentinit.
“Përveç kundërshtimit të ligjit islam dhe kulturës Acehnese, Dita e Shën Valentinit shkon gjithashtu kundër traditave të Aceh-it”, i tha ai agjencisë së lajmeve Antara.
Qyteti, i cili ka një popullsi prej rreth 270,000 banorëve, është kryeqyteti i provincës Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë./Gazeta Sinjali/