image Të paktën 22 persona vdesin në veri të Afganistanit

Botë

Të paktën 22 persona vdesin në veri të Afganistanit

news image

Të paktën 22 persona, përfshirë 15 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit në dy incidente të ndara në veri të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.

Në provincën Kunduz, 15 persona, duke përfshirë tetë fëmijë janë vrarë, pasi një veturë është qëlluar nga një bombë rrugore.

Viktimat kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një ceremoni martesore në distriktin, Khan Abad.

Zyrtarët kanë thënë se mina është vendosur nga talibanët, të cilët nuk kanë komentuar deri më tani këtë incident.

Ky rajon është skenë e përleshjeve të rregullta në mes të luftëtarëve talibanë dhe forcave afgane.

Muajin e kaluar, Misioni për Ndihmë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar për nivelet e pashembullta të dhunës që po dëmton civilët” gjatë nëntë muajve të këtij viti.

Ky mision ka regjistruar 2,563 vdekje dhe 5,676 të plagosur në periudhën janar-shtator.

Në provincën Takhar, të paktën shtatë forca të sigurisë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve në dy baza ushtarake. /Gazeta Sinjali/