image Të paktën 17 të vdekur nga shembja e ndërtesës si pasojë e përmbytjeve në Indi

Botë

Të paktën 17 të vdekur nga shembja e ndërtesës si pasojë e përmbytjeve në Indi

news image

Të paktën 17 persona humbën jetën kur një ndërtesë u shemb pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.

Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim. Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja, raporton Anadolu.

Ndërkohë dje, dhjetëra njerëz humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga ujërat e trazuara, kurse ekipet janë ende duke kryer operacionet e shpëtimit./GazetaSinjali/