image Të paktën 12 të vdekur në një tempull indian

Botë

Të paktën 12 të vdekur në një tempull indian

news image

Së paku 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një rrëmujë që ndodhi në një tempull fetar në Indi.

Pelegrinët ishin duke e vizituar të shtunën tempullin e Mata Vaishno Devi në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India, kur ndodhi tragjedia, shkruan BBC.

Dhjetëra mijëra njerëz zakonisht e vizitojnë këtë tempull përditë dhe mendohet se në këtë kohë ishte kulmi i vizitorëve për shkak të periudhës së festave.

Sipas një zyrtari të lartë policor, 14 persona kanë pësuar lëndime në rrëmujë dhe të gjithë janë dërguar në spital. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se është i pikëlluar nga humbja e jetës së këtyre njerëzve.

Një zyrtar i lartë qeveritar i tha agjencisë AFP se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi tempulli ishte jashtëzakonisht i ngarkuar me njerëz që po mundoheshin ta vizitonin atë për Vitin e Ri.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëmujën në orët e hershme të mëngjesit, por disa dëshmitarë pretenduan se turmat nuk ishin duke u menaxhuar si duhet. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë rast.

/GazetaSinjali/