“Të paepur, të pafrikë”, kjo do të jetë motoja e cila do të jehojë në emër të gjeneratës 2025 të FSK-së. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri përmes një postimi në Facebook u ka uruar suksese gjeneratës së re në rrugëtimin e tyre.
“’Të paepur, të pafrikë’” Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025. Kadetë të Gjeneratës 2025, ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur. Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm!”, ka shkruar Mehaj./GazetaSinjali/