Futbollistët e Superligës së Kosovës duket se kanë filluar të mërziten së qëndruari në karantinë.
Ata kanë filluar një sfidë në rrjetet sociale, ku po e nominojnë njëri-tjetrin për të publikuar golat e tyre më të bukur, transmeton Gazeta Sinjali.
Mirlind Daku, Filonit Shaqiri dhe Mentor Zhdrella janë disa nga futbollistët që janë bërë pjesë e sfidës.
Deri më tani në Kosovë janë të prekur 20 persona me koronavirus./Gazeta Sinjali/