image Të mërkurën hidhet sërish në votim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Kosovë

Të mërkurën hidhet sërish në votim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

news image

Kuvendi i Kosovës më 11 nëntor, e mërkurë, rreth orës 12:00 do të mbajë seancë plenare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo seancë do të jetë vazhdim i seancave të kaluara, për të votuar pikat e papërfunduara nga ato seanca.

Në mesin e pikave që nuk kanë përfunduar ende, e që pritet të hidhet në votim të mërkurën është edhe votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Më poshtë gjeni rendin e ditës të siguruar nga Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/