image Javën e ardhshme takohen Kurti e Merkel

Politikë

Javën e ardhshme takohen Kurti e Merkel

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohen gjatë javës së ardhshme.

Të martën Merkel ka paraparë vizitë në Shqipëri, ndërkaq takimi mes saj dhe Kurtit, pritet të zhvillohet në Tiranë në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

”Mundem me e konfirmu që kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka theksuar ai.

Merkel do të takohet fillimisht me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku do të bisedojnë për çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dyplaëshe mes dy shteteve dhe përafërimin me BE-në.

/GazetaSinjali/