Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se personat e lindur në pranverë dhe verë kanë mundësi më të lartë të vdesin nga sëmundjet e zemrës.
Studimi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “BMJ”, janë vëzhguar gjendjet shëndetësore të 117 mijë infermiereve të moshës 30 deri 55-vjeç në SHBA nga viti 1976 deri në vitin 2014.
Gjatë 38 viteve kur ky studim është zbatuar mbi 43 mijë infermiere kanë humbur jetën dhe shkaku i vdekjes së 8.360 prej tyre është regjistruar të jetë sëmundje të zemrës.
Studimi ka zbuluar se mundësia e vdekjes nga sëmundjet e zemrës e personave që kanë lindur në muajt mars, prill, maj, qershor dhe korrik është “rritur pak, por konsiderueshëm”.
Shkencëtarët theksojnë se këtu ndikojnë faktorë si ndryshimet sezonale në të ushqyerit, ndotja e ajrit dhe mundësia e diellit./Gazeta Sinjali/