image NASA do të lëshojë një “disk gjigant fluturues” në orbitë, mund të ndihmojë njerëzit të ulen në Mars

Botë

NASA do të lëshojë një “disk gjigant fluturues” në orbitë, mund të ndihmojë njerëzit të ulen në Mars

news image

Nëse njerëzit do të zbarkojnë një ditë të sigurt në Mars, inxhinierëve do t’u duhet të shpikin një anije kozmike që mund të ngadalësohet mjaftueshëm për t’i mbijetuar hyrjes atmosferike.

Në ato që njihen si “shtatë minutat e terrorit,” në vitin 2021 sonda Perseverance e NASA-s doli i padëmtuar pasi zbriti në Planetin e Kuq duke përdorur një parashutë bazë.

Por procesi i uljes është më i ndërlikuar për ngarkesa më të mëdha, siç janë raketat me njerëz në bord.

Fatmirësisht, agjencia hapësinore amerikane mund të ketë një zgjidhje për problemin, bëhet fjalë për një pajisje në formën e një mburoje të madhe nxehtësie të fryrë në formë disku fluturues, e cila do të lëshohet në orbitën e ulët të Tokës këtë javë.

NASA shpreson se testi do të demonstrojë se si mburoja e nxehtësisë mund të veprojë si një frenim gjigant për të ngadalësuar një anije kozmike me destinacion Marsin.

Pajisja është planifikuar të lëshohet me anë të një rakete United Launch Alliance Atlas V të mërkurën (9 nëntor) nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, së bashku me një satelit moti me orbitën polare JPSS-2. /abcnews.al/

/GazetaSinjali/