Në Komunën e Gjakovës sot janë konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka thënë se mostrat janë marrë dje, kurse një numër i konsiderueshëm i pacientëve po trajtohen në spitalin e kësaj komune.
“Një numër i konsiderueshëm i pacientëve të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Spitalin e Gjakovës”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Megjithatë, Kolaj shtoi se është shqetësuese që ditëve të fundit ka një ngritje të numrit të infektimeve me koronavirus në Gjakovë. /GazetaSinjali