Më 14 shtator, ditë e hënë, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili tha se ky proces do të vazhdojë për 5 net rresht.
“Çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës”, ka shkruar ai, duke shtuar se ky proces do të monitorohet në vazhdimësi nga Komuna e Prishtinës.
Më poshtë gjeni orarin për të gjitha netët e dezinsektimit dhe lagjet të cilat do të dezinsektohen./Gazeta Sinjali/