image Të hënën pranohen automjetet e blinduara nga donacioni i SHBA-së për FSK-në

Kosovë

Të hënën pranohen automjetet e blinduara nga donacioni i SHBA-së për FSK-në

news image

Ministria e Mbrojtjes dhe  Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është bërë e ditur se automjetet ushtarake të blinduara janë të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle).

Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, më datë 30 gusht 2021, ditën e hënë, nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

/GazetaSinjali/