Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është bërë e ditur se automjetet ushtarake të blinduara janë të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle).
Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, më datë 30 gusht 2021, ditën e hënë, nga ora 11:00.
Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.