Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të hënën, më 7 nëntor, do të mbyllet një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka”.
Rrugët sipas njoftimit do të mbyllën të hënën në ora 07:00 deri në realizimin e punimeve, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu si rrugë alternative për qytetarët mund të shfrytëzohen rrugët “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”.