image Kurti, Bislimi e Gërvalla të hënën nisen për në Bruksel

Politikë

Kurti, Bislimi e Gërvalla të hënën nisen për në Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, të hënën do të nisen për në Bruksel.

Burimet e Sinjalit brenda Qeverisë, kanë thënë se Kurti, Bislimi e Gërvalla do të nisen më 6 dhjetor dhe do të kthehen pas dy ditësh.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me tre zëdhënësit e Qeverisë, mirëpo ata nuk i janë përgjigjur telefonatave.

/GazetaSinjali/