image Të hënën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kosovë

Përvjetori/ Të hënën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

news image

Nesër mbushen 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Me këtë rast, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në restorantin ‘Golden Imperial’.

Ibrahim Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë. /Gazeta Sinjali/