Të enjten mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, shkruan Sinjali Sportiv.
Tashmë janë bërë të ditura 24 skuadrat që kanë kaluar grupet, duke shtuar këtu edhe 8 skuadrat tjera që kanë përfunduar si të tretat në grupet e Ligës së Kampionëve.
Skuadrat e kualifikuara si lidere të grupeve dhe katër tjera nga Liga e Kampionëve:
AC Milan (Grupi H).
Arsenal (Grupi B).
Ajax (Nga Liga e Kampionëve).
Club Brugge (nga Liga e Kampionëve).
Dinamo Zagreb (Grupi K).
Hoffenheim (Grupi L).
Leicester (Grupi G).
Leverkusen (Grupi C).
Manchester United (Nga Liga e Kampionëve).
Napoli (Grupi F).
PSV Eindhoven (Grupi E).
Rangers (Grupi D).
Roma (Grupi A).
Shakhtar Donetsk (Nga Liga e Kampionëve).
Tottenham (Grupi J).
Villarreal (Grupi I).
Skuadrat e kualifikuara tutje nga pozita e dytë në grup dhe katër tjera nga Liga e Kampionëve:
Antwerp (Grupi J).
Benfica (Grupi D).
Braga (Grupi G).
Crvena zvezda (Grupi L).
Dynamo Kyiv (Nga Liga e Kampionëve).
Granada (Grupi E).
Krasnodar (Nga Liga e Kampionëve).
LOSC Lille (Grupi H).
Maccabi Tel-Aviv (Grupi I).
Molde (Grupi B).
Olympiacos (Nga Liga e Kampionëve).
Real Sociedad (Grupi F).
Salzburg (nga Liga e Kampionëve).
Slavia Praha (Grupi C).
Wolfsberg (Grupi K).
Young Boys (Grupi A).
Sipas rregullave, skuadrat që kanë kaluar grupet si lidere, ndeshjet e para do i zhvillojnë si vendase. Gjithashtu, skuadrat që kanë qenë bashkë në një grup ose që janë nga i njëjti shtet nuk mund të takohen në raundin e ardhshëm.
UEFA ka njoftuar se shorti do hedhet më 14 dhjetor në Nyon të Zvicrës nga ora 13:00. /Sinjali Sportiv/.