image Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria Hoti, ndau miliona euro

Financa

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria Hoti, ndau miliona euro

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje online, në të cilën janë marrë disa vendime në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të këtyre vendimeve, qeveria ndau 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit, sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e implementuar në fund të vitit 2020.

1 milion euro u ndanë për kompensimin e dëmeve në Komunat e Kosovës të prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021

1 milion euro të tjera për mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021, qeveria në detyrë ndau 13.5 milionë euro.

7.5 milionë euro u ndanë për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021.

1.6 milion euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policorë aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (COVID-19).

8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajt janar-mars 2021./Gazeta Sinjali/

Vendimet-e-mbledhjes-së-59-të-të-Qeverisë-1