image Të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme nga qeveria në detyrë

Kosovë

Politikë/ Të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme nga qeveria në detyrë

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime, ndër to edhe aprovimin në parim të Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, pjesa e dytë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pastaj, aprovimi në parim i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Aprovimi i në parim Nisma për nënshkrimin e marrëveshtjes financiare trepalëshe mes BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Aprovimi i në parim Nisma për nënshkrimin e marrëveshjes financiare tripalëshe mës BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Aprovimi në parim Nisma për nënshkrimin e marrëveshjes financiare tripalëshe mes BE-s, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Si dhe, aprovimi i kërkesës së Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 161, 650 për përmbushjën e obligimeve ligjore të aktiviteteve për zbatimin e të cilave kërkohet mbështetje buxhetore.

Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi nga sot./GazetaSinjali/