image Të gjitha shërbimet mamografike do të ofrohen pa pagesë në Prishtinë nga 1 tetori

Shëndetësi

Të gjitha shërbimet mamografike do të ofrohen pa pagesë në Prishtinë nga 1 tetori

news image

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF)  do ta fillojnë fushatën “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera”, ka shkruar Gashi.

Mesatarisht, 1 nga 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta, prandaj, mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.

Ai ka ftuar të gjitha gratë që të vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për t’u kontrolluar dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj. /Gazeta Sinjali/