image Të gjakosur dhe në panik, pamjet shokuese nga Stambolli pasi avioni u nda në copa

Botë

Siguri/ Të gjakosur dhe në panik, pamjet shokuese nga Stambolli pasi avioni u nda në copa

news image

Njerëz të përgjakur dhe të shokuar, duke mos e besuar atë çfarë kishte ndodhur.

Kjo ishte panorama që ofroi aeroporti “Sabiha Gokchen” në Stamboll pasditen e sotme pasi avioni “Boeing 737-800” që  vinte nga Izmiri u rrëzua ndërsa ulej në pistë.

Përplasja ishte e fortë dhe avioni u nda në tre pjesë, duke shpërthyer dhe në zjarr.

Nga aksidenti humbi jetën një person dhe u plagosën 157 të tjerë. Në total në avion udhëtonin 171 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Shumica e pasagjerëve ishin në gjendje të zbrisnin vetë nga avioni, ndërsa disa të tjerë u ndihmuan nga ekipet mjekësore dhe zjarrfikëse që mbërritën në vendin e aksidentit.

Për shkak të incidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe trafiku u drejtua drejt Ataturkut. /Gazeta Sinjali/