Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.
Çifti u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërkohë që lidhja e tyre u konfirmua pak muaj më parë nga Jonida.
Vetëm pak kohë pasi bën publike lidhjen, Jonida dhe Besniku ndanë me të gjithë lajmin se do të martoheshin në muajin shtator. Ceremonia martesore u zhvillua në Malin e Robit, ku të pranishëm ishin artistë, (aktorë, moderatorë, këngëtarë).
Dasma ka nisur rreth orës 7:30 dhe si fillim Jonida e Besniku janë drejtuar drejt altarit për të bërë betimet e tyre, ndërsa ajo që i celebroi ishte shoqja e ngushtë e Jonidës, Elvana Gjata.
Nga fotografitë e publikuara shihet se Jonida ka zgjedhur të ruajë imazhin e thjeshtë, duke veshur një fustan të bardhë të ngushtë dhe flokët i ka mbajtur të lëshuar. Ndërsa Besniku ka zgjedhur një kostum në ngjyrë blu dhe të dy dukeshin mjaft bukur përkrah njëri-tjetrit. Një tjetër detaj që do të mbahet mend gjatë nga dasma e Vokshit dhe Krapit, është padyshim dekori i veçantë me ide mjaft origjinale.