Nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 27 maj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se një prej pikave është edhe debati parlamentar i propozuar nga PDK për gjendjen në arsim.
“Seanca do të mbahet me 27 maj, një prej pikave është debati parlamentar për arsimin. Ne si PDK kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH. E dimë që është një reformë e madhe, por kjo duhet të ndodh”, tha ai.
Hamza tha se me ligjin për TVSH, do të mbrohet sektori privat.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha se të enjten në seancën parlamentare diskutohet për arsimin por edhe për përbërjen e komisioneve Ad hoc.