image Kuvendi mban seancën e radhës të enjten, debatohet për sigurinë

Politikë

Kuvendi mban seancën e radhës të enjten, debatohet për sigurinë

news image

Në ditën e enjte, më 19 maj, do të mbahet seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, e cila do të fillojë në ora 10:00.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se pikat e rregullta të rendit të ditës, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbalit, do të pasohen nga miratimi në lexim të dytë të projektligjit për turizmin dhe shqyrtimi i projektligjit për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

U vendos që seanca e re të mbahet me 19 maj në ora 10:00. Pas përmbylljes së pikave të seancës së re do vazhdohet me debatin parlamentar për siguri. Sot, në mbledhje kemi diskutuar për konstituimin dhe fillimin e ekipit për reforma zgjedhore. Janë kërkesa të akumuluar tash ndër vite. Disa herë janë bërë përpjekje për të hyrë në reforma zgjedhore”, tha Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/